litografi
Appearance
LITOGRAFI f. shtypshkr.
- 1. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur; shkrimi ose figura që është gdhendur në gur për t'u riprodhuar. Teknika e litografisë. Makinë litografie. Gurë litografie. E botoi me litografi.
- 2. Shtypshkronja ose reparti i një shtypshkronje që merret me këtë mënyrë të shtypuri. Punëtorët e litografisë.