Jump to content

lirshëm

Nga Wiktionary

LIRSHËM mb.

  • 1. Që nuk pengohet nga dikush a nga diçka, që bëhet lirisht; i lirë; që bëhet pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Frymëmarrje e lirshme. Zhvillim i lirshëm. Në mënyrë të lirshme.
  • 2. Jo i shtrënguar, jo i ngushtë, i lirë. Pantallona (këpucë) të lirshme. I kishte rrobat të lirshme.


LIRSHËM ndajf.

  • 1. Jo shtrënguar (për diçka të lidhur); pa u puthitur tepër pas trupit ose pas një pjese të tij; në mënyrë të çlirët, jo ngushtë; çlirët; kund. shtrënguar; ngushtë. E lidh lirshëm. E mbështolli lirshëm. I rrinë rrobat lirshëm.
  • 2. Duke qenë i lëshuar çlirët dhe jo i tendosur; lirisht e pa tendosje; çlirët. Ecte lirshëm. I zgjatim (i varim) krahët lirshëm.
  • 3. fig. Në mënyrë të natyrshme, pa u ndrydhur e pa druajtje, në mënyrë të çlirët, shpenguar, lirisht. Ulet (rri) lirshëm ulet pa druajtje. Ndihet lirshëm. Bisedon lirshëm.
  • 4. fig. Lehtë e pa vështirësi; pa ndonjë pengesë a ndalim; lirisht. E flet lirshëm anglishten. I shprehin mendimet lirshëm. I shfaqin ndjenjat lirshëm.
  • 5. Pa qenë i zënë me punë ose me ndonjë detyrë tjetër, lirë; me nge; kund. zënë. Sot jemi lirshëm.