liroj
Appearance
LIROJ kal.
- 1. I sjell lirinë një vendi a një populli, e shpëtoj nga robëria a nga shfrytëzimi, e çliroj. E liruan vendin me luftë.
- 2. E nxjerr dikë nga burgu dhe e lë të qarkullojë lirisht. E liruan nga burgu.
- 3. hist. I jap lirinë një skllavi a bujkrobi (në rendin skllavopronar e në atë feudal).
- 4. E nxjerr dikë nga shërbimi ushtarak, e nxjerr në lirim; e heq dikë nga një punë a nga një detyrë për ta ngarkuar me një punë a me një detyrë tjetër. I liruan ushtarët. E liruan nga ajo detyrë.
- 5. E lehtësoj dikë nga një punë, e shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër. Ia liroi barrën.
- 6. E lë të lirë dikë të shkojë diku a të bëjë diçka e lejoj. Nuk e liroi djalin. S'e liron babai (nëna).
- 7. E lëshoj një kafshë që ka qenë e lidhur a e mbyllur diku, e lë të kullotë a të qarkullojë lirisht. Liroi kuajt për të kullotur. E liroi qenin nga zinxhiri.
- 8. E zbraz diçka, i heq diçkaje gjërat që ka brenda a përsipër; ia lëshoj vendin një tjetri, e lë të lirë; i largoj, i heq forcat ushtarake nga një qytet etj. Liroj enën (fuçinë, shportën, koshin). Liroj shtëpinë (dhomën). Liroi tryezën. Liroj sirtarin. I liroj vendin (karrigen, udhën, hyrjen). E liruan qytetin.
- 9. E bëj më të lirë diçka që është lidhur fort; e bëj më të lirë diçka që ka qenë e shtrënguar a e puthitur shumë pas trupit a pas një pjese të tij; kund. shtrëngoj. Liroi rripin (brezin). Liroj kravatën. Liroj rrotën (burmën). Liroj frenat. Liroj këpucët.
- 10. Më lehtësohet, më pakësohet a më ikën krejt një dhimbje trupore. Më liroi dhimbja (sëmbimi). E liruan të prerat e forta. Më liroi barku (koka).
- 11. jokal. vet. veta III. shih LIROHEM 9. Kanë liruar dërrasat.
- 12. Ul çmimin e një malli a të një sendi tjetër; kund. shtrenjtoj.
- 13. vjet. Shfajësoj. E liroi veten.
- 14. vet. veta III kim., fiz. Lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron. Liron energji (nxehtësi).
- E liroi dorën
- a) u tregua dorëlirë, nuk u kursye; harxhoi më tepër se sa duhet;
- b) i uli kërkesat, u tregua dorëlëshuar. Ia liroi (ia lëshoi) frerin (kapistallin, kapistrën) dikujt keq. shih te LËSHOJ. Ia liroi rripin dikujt e la më të lirë, ia hoqi masat e shtrëngimit. Ia liroi vidhat (burgjitë) dikujt i bën shumë lëshime, nuk e shtrëngon më si më parë.