Jump to content

lindur

Nga Wiktionary

LINDUR mb.

  • 1. Që ka lindur diku dhe është vendës po aty. Banor (vendës) i lindur.
  • 2. edhe fig. Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka fituar më vonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur. anat. Reflekse të lindura.
  • 3. I vërtetë; i kulluar; që ka veti të tilla të cilat e bëjnë shumë të aftë për një punë, që ka prirje të veçanta për diçka, shumë i zoti, shumë i aftë. Atdhetar i lindur. Lojtar (artist) i lindur. Bujk (kopshtar, blegtor) i lindur.
  • 4. si em. ~, ~I (i) m. ~IT (të). Fëmijë që ka dalë në jetë nga barku i nënës. Numri i të lindurve.