Jump to content

lindshmëri

Nga Wiktionary

LINDSHMËRI f. libr.

  • 1. Aftësia për të lindur; pjellshmëria. Lindshmëria e lartë (e ulët).
  • 2. Numri i lindjeve në një vend brenda një periudhe të caktuar ose në krahasim me numrin e popullsisë a me numrin e vdekjeve gjatë një kohe të caktuar. Rritet (shtohet, ulet) lindshmëria.