Jump to content

limon

Nga Wiktionary

LIMON m.

  • 1. bot. Agrume me gjethe gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur; kokrra e këtij druri me lëvore të trashë, me lëng të thartë e me erë të mirë. Lule (gjethe, kokërr) limoni. Lëkurë limoni. Lëng limoni. Erë limoni. Ngjyrë limoni ngjyra e verdhë e çelur. Çaj me limon. Supë me limon. Shtrydh limonin.
  • 2. përd. mb. Që ka ngjyrë të verdhë të çekur si ajo e limonit të pjekur. Ngjyrë limon. Fustan limon. Ka limon.
  • 3. përd. mb. Shumë i verdhë; shumë i thartë. U bë limon në fytyrë. Supa ishte limon.
  • 4. përd. ndajf. Shumë. Limon i verdhë. Limon i thartë.
  • Limon i shtrydhur shih te SHTRYDHUR (i, e). Nuk hahet as me limon dikush është njeri aq i keq sa nuk durohet dot. S'prishet dasma për një limon (për një qepë) fj.u. shih te DASM/Ë,~A. Limon i ëmbël bot. lloj limoni që bën kokrra vezake pak si të rrumbullakëta e të ëmbla.