likuidator

Nga Wiktionary

LIKUIDATOR m. libr.

  • 1. Ai që përpiqet të asgjësojë partinë dhe të pengojë veprimtarinë e saj, duke ndjekur rrugën e oportunizmit, ai që merret me veprimtari minuese kundër Partisë dhe kundër interesave të popullit e të revolucionit socialist.
  • 2. hist. Përkrahës i një rryme politike reaksionare në gjirin e Partisë Punëtore Social-demokrate Ruse (në vitet 1908-1912), që synonte të asgjësonte partinë ilegale të proletariatit duke e kufizuar veprimtarinë e saj brenda formave legale.
  • 3. përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Grup likuidator. Veprimtari likuidatore.