lik

Nga Wiktionary

LIK m.

  • 1. Sipërfaqe e rrafshët, rrafsh. Liku i dheut (i tokës). Liku i detit. I shkoi plumbi për lik e preku paksa, sa e fshiku, i shkoi rrëshqitas.
  • 2. si ndajf. Rrafsh. E preu lik me dheun barin (misrin, grurin). U bë lik me tokën. E mbushi lik. Erdhi lumi lik e lik.
  • 3. ndajf. Drejt, mes për mes; tamam. I ra malit lik përpjetë. I ndeshën shpatat lik. E qëlloi lik në zemër (në kokë, në sy). I ra fjalës lik në të. I ra lik përmes. E ndau lik përgjysmë.
  • 4. përd. parafj. Rrëzë; afër. E korri grurin (misrin) lik tokës.
  • Shpëtoi për lik shpëtoi për pak gjë, shpëtoi për një fije, shpëtoi për një qime.