ligjshëm
Appearance
LIGJSHËM mb.
- 1. Që është në përputhje me ligjin, që bëhet sipas ligjit, që bazohet te ligji; që është njohur me ligj; ligjor. Vendim (dokument) i ligjshëm. Veprim i ligjshëm. Trashëgimtar i ligjshëm. Qeveri e ligjshme.
- 2. fig. Që është me vend, i drejtë, i përligjur; i arsyeshëm, plotësisht i kuptueshëm, i natyrshëm. Krenari e ligjshme. Kërkesë e ligjshme. Shqetësim (zemërim, kundërshtim) i ligjshëm.