Jump to content

ligjoj

Nga Wiktionary

LIGJOJ I kal. vjet.

  • 1. jokal. Flas, ligjëroj. Nisi të ligjojë.
  • 2. I jap të drejtë dikujt; e nxjerr të pafajshëm dikë, e shfajësoj; përligj.
  • 3. Ngushëlloj; mëshiroj. S'kishte njeri që ta ligjonte.
  • 4. fet. Pagëzoj. I ligjonin në kishë.


LIGJOJ II kal. vjet.

  • Pranoj diçka si të vërtetë, vërtetoj; ligjësoj. Nuk e ka ligjuar dija (shkenca).