ligjëroj
Appearance
LIGJËROJ I jokal.
- 1. Flas; flas bukur. Ligjëro, bilbili ynë. kr. pop. Ligjëron bukur. Ligjëron shqip. Ligjëronin me zë të ulët. Nuk i ligjëron goja.
- 2. kal. Lexoj ose e them përmendësh e bukur një pjesë artistike përpara të tjerëve, recitoj; vjet. lexoj. Ligjëroi një vjershë.
- 3. Mbaj një ligjëratë a fjalim përpara një grupi të madh dëgjuesish.
- 4. Shqyrtoj një çështje për të nxjerrë në shesh të drejtën; e kuvendoj, e pleqëroj. E kishte zgjedhur fshati për të ligjëruar.
- 5. vet. veta III fig. Këndon a cicëron bukur (për disa zogj); shushurin a fëshfërin ëmbël. Ligjëron bilbili (kryeartëza). Ligjëron lumi. Ligjërojnë gjethet (drurët).
- I ligjëron zemra është shumë i gëzuar, i këndon zemra.
LIGJËROJ II kal.
- 1. shih LIGJËSOJ 1. E ka ligjëruar statuti.
- 2. Vendos a urdhëroj si dua vetë, e kërkoj diçka si me ligj; bëj ligjin. Në fshat vetëm ai ligjëronte.
LIGJËROJ III kal.
- Qaj me ligje një të vdekur.