Jump to content

ligem

Nga Wiktionary

LIGEM vetv.

  • 1. Tretem nga trupi, dobësohem nga të pangrënët, nga një sëmundje etj., hiqem; kund. majmem. Është ligur nga meraku. Nuk u ligën qetë (bagëtitë) gjatë dimrit. U lig shumë.
  • 2. Bie nga shëndeti; sëmurem.
  • 3. vet. veta III. Bëhet jopjellore, varfërohet. Është ligur toka.
  • 4. vet. veta III. Dobësohet, pakësohet, bie. Iu ligën fuqitë. Iu lig drita e syrit.
  • 5. Pikëllohem shumë, këputem; më bie të fikët; më vjen ligështi. U lig kur e mori vesh.
  • 6. Pës. e LIG.
  • Iu lig (iu ligështua) ora dikujt vjet. shih tek OR/Ë,~A II. Iu lig zemra dikujt u ligështua.