ligështoj

Nga Wiktionary

LIGËSHTOJ kal.

  • 1. vet. veta III. Ia dobëson trupin, ia pret fuqitë; kund. shëndosh. E ligështuan ethet. I ligështoi vapa.
  • 2. E sëmur.
  • 3. fig. Bëj që dikë ta lëshojë zemra, e vras shpirtërisht; e bëj të humbasë guximin e të trembet; e prek thellë në shpirt dhe e bëj të mos e mbajë dot veten. E ligështuan fatkeqësitë. Ia ligështoi zemrën
  • a) e preku thellë në zemër;
  • b) ia dobësoi guximin e vendosmërinë. E bëj të humbasë pjellorinë, e varfëroj (tokën).