ligështi

Nga Wiktionary

LIGËSHTI f.

  • 1. Të qenët i ligshtë; gjendja e atij që është i ligshtë, dobësi. Nuk ka asnjë shenjë ligështie.
  • 2. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë; brengë; e keqe. Ka një ligështi përbrenda (në zemër).
  • 3. Sëmundje e rëndë dhe e gjatë. Ka ligështi të vjetër.
  • 4. Të fikët. I erdhi (i ra) ligështi.
  • 5. Dobësim i guximit, lëshim zemre, mungesë burrërie.