lidhor

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LIDHOR mb.

  • 1. anat. Që shërben për të lidhur a për të bashkuar pjesët e trupit ose të një organi të tij. Indi lidhor.
  • 2. gjuh. Që lidh një fjali të varur përcaktore me një fjali tjetër ose me një gjymtyrë të një fjalie tjetër (për përemrat që, i cili etj.). Përemrat lidhorë.
  • 3. gjuh. Që lidhet me përemra të tillë dhe plotëson kuptimin e një fjalie tjetër (për fjalitë). Fjali lidhore.
  • Mënyra lidhore: një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve në gjuhën shqipe, e cila tregon një veprim a një gjendje që mund, që dëshirohet ose duhet të kryhet a të ndodhë, pasi lidhet me një tjetër.