lidhës
Appearance
LIDHËS m.
- 1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të duhanit. Lidhës bari. Lidhësi i librave. shtypshkr. libralidhës.
- 2. hek. Punëtor i hekurudhës që lidh varg vagonët e trenit. Lidhësi e dha sinjalin.
- 3. Tel i trashë, litar etj., me të cilin lidhim diçka për ta mbajtur drejt me këmbë; varg prej metali që bashkon a lidh dy pjesë të një vegle ose të një mjeti. Lidhësi i shtyllave të telefonit. Lidhësi i qostrës vargu që bashkon boshtin me dorezën.
- 4. Pjesë e mullirit si lopatë, e cila e kthen ujin që të mos bjerë në rrotën me fletë dhe ndalon kështu blojën. Lidhësi i mullirit. I vuri (i hoqi) lidhësin.
- 5. tek. Pjesë e një vegle a e një makine, zakonisht si hallkë, që shërben për ta lidhur atë pas diçkaje. Lidhësi i plugut. Lidhësi i rimorkios. Lidhës vagonësh. Nuk lejohet të qëndrosh mbi lidhës.
- 6. ndërt. Lëndë ndërtimi (si çimento, rrëshirë etj.), që përdoret për të lidhur e për të forcuar një përzierje.
LIDHËS mb.
- 1. Që shërben a që përdoret për të lidhur diçka, që lidh. Fije lidhëse. Hallkë (unazë) lidhëse. Ind lidhës. Makinë lidhëse.
- 2. Që shërben për të forcuar një lëndë ose për të ngjitur pjesë të ndryshme. Lëndë lidhëse.
- 3. Që bashkon dy vende, që lidh dy anë. Urë lidhëse.
- Vizë lidhëse gjuh. vizë e shkurtër që vihet zakonisht ndërmjet dy fjalëve ose ndërmjet dy temave, të cilat formojnë një njësi (p.sh. ditë-punë, ekonomiko-shoqëror, organizatë-bazë, dora-dorës, Nikaj-Mertur). Zanore lidhëse (bashkuese) gjuh. zanore ndërmjet dy temave të një fjale të përbërë (p.sh. gushtovjeshtë, mesoburrë, ballafaqe, këmbadoras, djegagur).