Jump to content

liberal

Nga Wiktionary

LIBERAL m.

  • 1. Ithtar e përkrahës i liberalizmit në ideologji e në politikë.
  • 2. Ai që bën lëshime ndaj të metave, gabimeve etj. dhe që nuk kërkon llogari deri në fund ose tregohet tepër dorëlëshuar në kërkesat ndaj të tjerëve.
  • 3. Anëtar i një partie borgjeze liberale. Liberalët dhe konservatorët.


LIBERAL mb.

  • 1. Që mendon e vepron në frymën e liberalizmit; që përkrah liberalizmin; që shpreh idetë e liberalizmit; që është karakteristik për liberalizmin a për liberalin; që përbëhet prej liberalësh. Borgjezia liberale. Parulla (frazeologji) liberale. Politikë (teori) liberale. Partia liberale.
  • 2. Që bën lëshime ndaj të metave, gabimeve etj., që nuk kërkon llogari deri në fund; që lejon shkelje e çrregullime të cilat dëmtojnë punën e shoqërinë; që është tepër dorëlëshuar në vlerësimin e dijeve e të punës së dikujt ose në kërkesat ndaj të tjerëve. Njeri liberal. Drejtor liberal. Mësues (pedagog) liberal. Qëndrim liberal. Prirje (veprime, shfaqje) liberale.