levë
Appearance
LEVË I f.
- 1. Shufër e fortë dhe e gjatë, që ka një pikëmbështetje dhe shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur nga vendi trupa të rëndë; ngritës, lloz. Levë e dyfishtë dy leva që kanë një pikëmbështetje të përbashkët si p.sh. gërshërët, darët etj. Krahët e levës. Mbështetja e levës. Boshti i levës. E ngre me levë.
- 2. tek. Shufër me një dorezë, që shërben për drejtimin e një makine, për të rregulluar lëvizjen e një mekanizmi etj. Levë dore. Levë komandimi. Levat e makinës (e traktorit). Leva e ndërrimit të marsheve.
- 3. fig. Mjet që ndihmon për të vënë në lëvizje diçka, për të zhvilluar një veprimtari, etj. Leva të fuqishme. Levat shtetërore (ekonomike).
LEVË II f.
- Njësia monetare bazë e Bullgarisë; monedhë që ka këtë vlerë.