leskër

Nga Wiktionary

LESKËR f.

  • 1. Cipëz a petëz e hollë, që shqitet nga sipërfaqja e diçkaje të fortë. Leskër lëkure. Leskër muri (gëlqereje). Leskrat e kores së bukës. Leskër peshku luspë. Leskër akulli. Leskër ari (hekuri). Ka lëshuar leskra. I bien leskrat.
  • 2. bised. Leckë, zhele.
  • 3. bised. Shkëndijë zjarri. Leskrat e zjarrit.