Jump to content

leshtor

Nga Wiktionary

LESHTOR mb.

  • 1. Që ka qime të gjata e të dendura, që ka shumë lesh në trup. Burrë leshtor. Qen (kalë) leshtor. Me duar (me këmbë) leshtore. Me kraharor (me kurriz) leshtor. Me vetulla leshtore.
  • 2. Që jep shumë lesh (për bagëtitë e imëta). Dele (dhi) leshtore.
  • 3. Që e ka trupin të mbuluar me push ose me fije të holla e të buta (për kërcellin, gjethet e frytet e disa bimëve; për disa lloje krimbash). Me kërcell leshtor. Me gjethe (me rrënjë) leshtore. Krimb leshtor.
  • 4. shih. LESHATOR,~E 2. Pulë leshtore.
  • 5. shih. LESHTË (i,e). Kapele leshtore.