Jump to content

leshtë

Nga Wiktionary

LESHTË f. kryes.

  • 1. Stof leshi; veshje a diçka tjetër e thurur me fije leshi ose e punuar me stof leshi; rrobë prej leshi. Të leshtat e nuses. Reparti i të leshtave. Larja e të leshtave. S'i heq të leshtat nga trupi.
  • 2. vet. nj. euf. Sëmundja e tokës, epilepsia. I ra e leshta.
  • Të leshtat e të linjtat gjërat e mira e të këqija, të larat e të palarat, të leshit e të lirit.


LESHTË mb.

  • 1. Që është bërë me lesh, që është prej leshi; që është punuar me fije a me stof leshi. Çorape të leshta. Fanellë (triko) e leshtë. Fabrika e stofrave të leshta. Pallto e leshtë. Batanije e leshtë.
  • 2. Që ka të bëjë me delen, i deles; që merret nga delja, që del nga delja; që është bërë me qumësht deleje. Mish i leshtë. Lëkurë e leshtë. Bagëti e leshtë dele; bagëti e imët që jep lesh, në kundërvënie me bagëtinë e trashë. Qumësht (kos) i leshtë.
  • 3. Që ka shumë lesh, që është mbuluar plot me qime, leshtor. Lëkurë e leshtë. Me kraharor të leshtë. Me duar të leshta.
  • 4. fig. bised. Që është në gjendje të mirë, i pasur. Ishte shtëpi (derë) e leshtë.
  • 5. fig. Që është i urtë, i qetë, i matur e i drejtë; që është i njerëzishëm e i butë dhe nuk i bie më qafë njeriu, që nuk ndihet; i patëkeq; baballëk. Njeri (plak) i leshtë.
  • 6. fig. Që nuk ka zgjuarsi, që nuk kupton shumë; leshko, sylesh. U tregua i leshtë. E heq veten të leshtë.