Jump to content

lerosur

Nga Wiktionary

LEROSUR mb.

  • 1. I fëlliqur me baltë, i ndotur në lerë, i përbaltur; i ndyrë me diçka, i zhyer. Me duar (me këmbë, me këpucë) të lerosura. Me fytyrë të lerosur.
  • 2. Që ka zënë lerë; që është bërë me zhul, i fëlliqur nga të palarët. Me këmishë (me jakë) të lerosur. Çarçafë të lerosur.
  • 3. fig. bised. Që është prishur keq, i fëlliqur fare, i katranosur (për një punë). Punë e lerosur.
  • 4. fig. I njollosur keqas, i fëlliqur, i turpëruar. Njeri i lerosur.
  • 5. Që ka rrëshqitur poshtë, i shembur, i fundosur. Vend i lerosur.