leros

Nga Wiktionary

LEROS kal.

  • 1. E bëj me baltë dikë a diçka, e ndot me lerë, e përbalt, e ndyj a e fëlliq me diçka, e zhyej. I lerosi këpucët (pantallonat). I lerosi duart (këmbët). Po leroste buajt. E lerosi me domate.
  • 2. E bëj të zërë lerë, e bëj të palarë, e bëj me zhul, e fëlliq. E lerosi këmishën (jakën). Lerosi jastëkun (çarçafët).
  • 3. fig. bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e nxiros, e katranos. E lerosi punën.
  • 4. fig. I vë njollë të keqe dikujt, e njollos keqas, e fëlliq, e turpëroj. Ia lerosi emrin.