lemerisem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LEMERISEM vetv.

  • 1. Frikësohem shumë, tmerrohem keqas. U lemerisën fëmijët.
  • 2. Nxjerr klithma shumë të forta nga frika e madhe a nga tmerri, vë kujën. Lemerisej nusja.
  • 3. fig. bised. Mundohem shumë për të bërë diçka të rëndë, sfilitem. Është lemerisur shumë për ta mbaruar. U lemeris tërë javën.
  • 4. Pës. e LEMERIS.