lek

Nga Wiktionary

LEK m.

  • 1. Njësia monetare bazë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që ka njëqind qindarka; monedhë që ka këtë vlerë. Lek i ri (i vjetër). E bleu dhjetë lekë. Kushton një lek e pesëdhjetë qindarka. Mall i shprehur në lekë. U rrit vlera e lekut.
  • 2. Para, të holla. Mori (pagoi) lekët. E kursen lekun e popullit. Nuk punon për lekë. Nuk jepen (nuk bien) pas lekut. Ishte pa një lek në xhep s'kishte para me vete; kishte mbetur fare pa para. Lakmia për lekun e prish njeriun. fj. u.
  • E bëri për një lek e qortoi a e shau rëndë, s'i la gjë pa thënë, ia nxori bojën, e bëri leckë. S'bën asnjë lek nuk vlen fare. Hëngri (i dhanë, mori) gjysmën e lekut përçm. i dhanë plumbin, e pushkatuan. E lidh lekun (paranë) nyjë shih te NYJ/Ë,~A. E lidh lekun me ushkur mospërf. shih tek USHKUR,~I. U bë leku gur mulliri shih te MULLI,~RI.