Jump to content

lejor

Nga Wiktionary

LEJOR mb. gjuh.

  • 1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon një veprim a gjendje që pritej të pengonte veprimin a gjendjen e shprehur nga fjalia drejtuese, por që nuk arrin ta pengojë atë (për lidhëzat si megjithëse, ndonëse, edhe pse, sado që, sido që, pavarësisht se etj.). Lidhëza lejore.
  • 2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon një veprim a gjendje që pritej të pengonte veprimin a gjendjen e shprehur nga fjalia drejtuese, por që nuk arrin ta pengojë atë (për fjalitë). Fjali lejore. (p.sh.: Sado që kishte dhimbje therëse, mitraljeri nuk ra në shtrat).