lejoj
Appearance
LEJOJ kal.
- 1. E lë dikë të bëjë diçka, nuk e pengoj, i jap leje; i jap pëlqimin dikujt për një punë, miratoj; kund. ndaloj. E lejoi të shkonte. Mos e lejo të dalë (të kalojë)! Nuk e lejon të pijë duhan. Nuk të lejoj të flasësh kështu. Më lejoni të hyj?
- 2. Jap mundësi për diçka, e bëj të mundshme diçka; krijoj kushte për diçka, pajtohem me një gjendje. E lejojnë kushtet. Këto na lejojnë të pohojmë se... Nuk lejon asnjë shtyrje afati. Nuk e lejon koha. libr. s'ka kohë, s'ka nge.
- 3. Përdoret në mënyrën urdhërore për mirësjellje kur i drejtohemi dikujt. Më lejoni t'ju njoh me shokun tim. Më lejoni t'ju sjell përshëndetje të zjarrta... Më lejoni të ngre edhe një çështje tjetër.