leje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LEJE f.

  • 1. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, për të kryer një punë a veprimtari të caktuar, për të përdorur a për të marrë diçka etj.; shkresa që vërteton këtë miratim a të drejtë. Leje profesioni (ushtrimi). Marr leje. I dha leje. Ka ikur (është larguar) me (pa) leje. Me leje të të them diçka? Mos folni pa leje! Ka leje për të hyrë (për të dalë, për të kaluar). I dha leje ta përdorë diçka. Me lejen tuaj.. . Leje zyrtare. Leje automjeti. Leje banimi (qëndrimi). Leje hyrjeje. Leje kalimi (qarkullimi, fluturimi). Leje peshkimi (gjuetie). Leje shfrytëzimi. Nxori lejen. I dha (i paraqiti, i tregoi) lejen. Ia hoqën (ia morën) lejen.
  • 2. E drejta për t'u shkëputur nga puna për një kohë të caktuar dhe për të pushuar, për t'u mjekuar, për t'u marrë me një punë tjetër etj.; koha gjatë së cilës e gëzojmë këtë të drejtë. Leje e zakonshme (plotësuese). Leje vjetore. Leje shëndetësore (krijuese). Leja e lindjes (e shtatzënisë, e barrës). Leje pushimi. Leje me (pa) të drejtë page. Koha e lejes. Mori lejen. Është me leje. Ka një muaj (dy javë) leje.