Jump to content

lehtësi

Nga Wiktionary

LEHTËSI f.

  • 1. vet. nj. Të qenët i lehtë për t'u bërë a për t'u kryer, për t'u kapërcyer, për t'u arritur etj.; kund. vështirësi. E bëri (e kreu, e arriti, e mundi, e kaloi, e gjeti, e zbuloi, e zbërtheu) me lehtësi.
  • 2. Aftësia për ta bërë diçka lehtë, pa u munduar e pa u lodhur shumë; kund. vështirësi. Ka lehtësi në të folur (në të shkruar).
  • 3. Kushte e rrethana të volitshme që i krijohen dikujt ose ndihmë që i jepet për ta kryer punën më lehtë, për të kapërcyer vështirësitë në punë e në jetë. I janë krijuar lehtësi të mëdha për punën. Çerdhet e kopshtet e fëmijëve janë një lehtësi e veçantë për prindërit.