ledhë

Nga Wiktionary

LEDHË f. kryes.

  • 1. Përkëdhelje, fjalë e ëmbël e sjellje e ngrohtë, kur e marrim dikë me të mirë, ledhatim. I bën ledha dikujt e përkëdhel, e ledhaton. E merr me ledha e merr me përkëdhelje, e ledhaton.
  • 2. Sjellje me naze e me teka përpara të tjerëve (kryesisht për fëmijët). Ledhat e fëmijës (e vajzës, e gruas). Ka shumë ledha.