Jump to content

ledh

Nga Wiktionary

LEDH I m.

  • 1. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj., mezhdë, trap. Ledhi i arës (i livadhit, i rrugës, i hendekut). Ledhet e llogoreve. I pengojnë edhe ledhet. Ecte nëpër ledh (ledh më ledh). Mbroheshin pas ledhit. I prishën ledhet e i bashkuan arat.
  • 2. Pendë dheu që bëhet për të penguar ujërat, sfrat. I bënë ledhe të larta lumit. U çanë ledhet nga ujërat.
  • 3. Rrip i ngushtë arë; lehe. Ledhet e perimeve. Dy ledhe misër.
  • 4. Mur i trashë guri i një kalaje a qyteze; mur guri pa llaç, që bëhet në toka të pjerrëta për të mos shkarë dheu. Ledh i lartë (i gjatë). Brezare me ledhe. Kala me ledhe të forta.
  • 5. fig. Pengesë, gardh; prag. I vuri (iu bë) ledh diçkaje. E hodhi (e kapërceu) ledhin.
  • S'i hedh dot ledh punës edhe poh. nuk e rregullon dot, nuk gjen dot një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme për një çështje. Zuri ledhin (përruan) keq. shih te ZË.


LEDH II m. bised.

  • 1. Lym; baltë. Ledh lumi. Ledhi i vijave (i kanaleve). U mbush me ledh. E lyen me ledh. E bënë murin me ledh.
  • 2. kryes. Tokë a arë anës lumenjve a përrenjve, e cila mbulohet me lym nga vërshimi i tyre; ledhishtë, lymërishtë. Bëhet mirë drithi në ledhet.
  • Zuri ledh dikush vuri pasuri, u bë i pasur, zuri dhjamë. E zuri ledhi dikë i ra në dorë papritur një pasuri si trashëgim, u bë papandehur i pasur; i erdhi e mira te dera; i eci mbarë, e ndihmoi fati.