le

Nga Wiktionary

LE pj.

  • 1. Përdoret para foljesh në lidhore, kur japim një urdhër a një udhëzim në mënyrë të zbutur ose kur shprehim një kërkesë a një grishje si nxitje, si lejim, si pëlqim, si miratim etj. Le të nisen sa më parë! Le t'i bëjmë këto ditë ditë sulmi! Le të hidhemi në një çështje tjetër! Le të ecim në shembullin e më të mirëve! Le ta ngremë edhe më lart flamurin e revolucionit!
  • 2. Përdoret kur duam të ripohojmë diçka me gjithë kundërshtimin e dikujt, kur duam të mos e zëmë më në gojë diçka etj.; lëre. Le të mos u pëlqejë! Le të thonë ç'të duan! Le ç'ka për të vajtur më vonë! Le, po s'po na lënë të qetë edhe këta tani!
  • Le që ... përdoret kur flasim për diçka që ndodh ose jo pavarësisht nga dëshira e ndokujt. Le që (se)..., por edhe... jo vetëm që..., por edhe ... Le (që)..., por as ...jo vetëm (që)..., por as... Pa le përdoret për të përforcuar një ndjenjë a një dëshirë të folësit, mosbesimin, ironinë, talljen a përçmimin e tij, për të treguar se ajo që thuhet quhet e tepërt, s'mund të vërtetohet ose është e vështirë të ndodhë etj.