lavjerrës

Nga Wiktionary

LAVJERRËS m.

  • 1. fiz. Trup i varur në një shtizë në pjesën e poshtme të orës së murit, i cili luhatet pa pushim; trup i tillë, i varur në disa aparate. Luhatjet e lavjerrësit.
  • 2. Lavare thuprash që kapet diku për të varur gjethe për bagëtinë. Lavjerrësi i vathës. Mbushi lavjerrësit me degë dushku (shkoze).
  • 3. Varg me zbukurime të ndryshme, që e varin në qafë vajzat ose nuset.