Jump to content

lavër

Nga Wiktionary

LAVËR f.

  • 1. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës. Lavra e parë (e dytë, e tretë). Kau i lavrës. I dha lavër arës e punoi për ta mbjellë.
  • 2. Tokë, zakonisht e rrafshët, që punohet si arë; tokë e punuar zakonisht me parmendë. Lavra do shi. E bëri livadhin lavër.
  • 3. Copë toke sa mund ta punojë një pendë qe brenda një dite. Një lavër tokë. Sa lavra bëri?
  • 4. Koha prej një viti, që merret si masë për të dhënë moshën e qeve (që kur kanë filluar të lërojnë). Ka dy lavrash. Sa lavrash janë qetë?
  • E bëri lavër diçka e prishi diçka, e përmbysi dhe e bëri rrëmujë.