latoj
Appearance
LATOJ kal.
- 1. Gdhend një dru, një gur etj. për ta bërë me faqe të lëmuara, i jap faqe; e gdhend dhe e lëmoj diçka për t'i dhënë një formë të caktuar, e skalit. Latoj gurin (mermerin). Latoj trarët. Latoj bishtin e sqeparit. Latoj me latë (me sëpatë, me sqepar).
- 2. fig. Ia zhduk dalëngadalë të metat dikujt duke e edukuar me kujdes, e bëj të sillet e të veprojë ashtu si duhet, e gdhend, e ndreq. E latoi djalin.