latin
Appearance
LATIN mb.
- 1. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre, i romakëve; që është karakteristik për romakët ose që është krijuar prej tyre. Gjuha latine. Alfabeti latin. Fjalë latine.
- 2. Që e ka prejardhjen nga romakët; që ka qenë e populluar së pari prej tyre; që ka dalë nga asimilimi i popullsisë vendëse prej romakëve ose prej pasardhësve të tyre a prej popujve të romanizuar. Bota latine. Popullsi latine. Vendet latine. Amerika latine.