Jump to content

lashtoj

Nga Wiktionary

LASHTOJ jokal.

  • 1. Vjetrohem, plakem, bëhem i moçëm, lashtohem. Lashtoi shumë. Lashton ditë më ditë.
  • 2. vet. veta III. Rritet, zhvillohet më shpejt se zakonisht (për bimët). Lashtoi gruri (misri, duhani).
  • 3. Pjell më herët a para kohe; dështoj. Lashtoi delja (dhia, lopa). Lashtoi nusja. Ka lashtuar dy herë.
  • 4. kal. Bëj një punë herët, e bëj diçka para kohës së zakonshme, hershoj. Lashtoj punën.
  • 5. edhe kal. Shpejtoj për diku, nxitoj, ngutem. Lashtoi për në shtëpi. Lashtonte për të dalë. Lashton kur flet. I lashtuan këmbët.