Jump to content

lashtërishte

Nga Wiktionary

LASHTËRISHTE mb. vet. f.

  • 1. Që ka prejardhje prej kohëve shumë të vjetra; që ruan tipare të vjetra e përdoret si dikur në të kaluarën; i lashtë. Veshje lashtërishte. Këngë lashtërishte. Gjuha lashtërishte.
  • 2. si em. LASHTËRISHT/E,~JA f. ~E, ~ET. Ndodhi e kohëve të lashta; këngë shumë e vjetër për ngjarje të kohëve të lashta. Kujtonin lashtërishtet.