lashtë
Appearance
LASHTË ndajf.
- 1. Herët. Mbollën lashtë. Ka lindur lashtë.
- 2. Shumë kohë përpara. Aty lashtë mjaft kohë përpara, dikur. Që lashtë.
LASHTË f.
- shih LAGSHT/Ë,~A.
LASHTË I mb.
- 1. Që i përket një kohe shumë të largët, i hershëm; që ka qenë ose që ka ndodhur shumë kohë më parë, i dikurshëm; që është krijuar a formuar shumë shekuj më parë; që ka jetuar në të shkuarën e largët, shumë i vjetër, i moçëm. Në kohë të lashta. Ngjarje (ndodhi) e lashtë. Njerëzit e lashtë. Kultura e lashtë. Zakonet (traditat) e lashta. Popull i lashtë. Gjuhë e lashtë. Qytet i lashtë. Tokë e lashtë. Veshje e lashtë. Fjalë e lashtë fjalë e urtë. Histori e lashtë historia e periudhës më të hershme.
- 2. Që është shumë i vjetër në moshë, që është i kaluar në moshë, i moçëm. Burrë (plak) i lashtë. Është i lashtë në moshë.
- 3. Që rritet e zhvillohet në një kohë më të shkurtër se të tjerët, që jep prodhim a piqet më parë se llojet e tjera, i hershëm; kund. i vonë. Fik i lashtë. Misër i lashtë. Qengj (kec) i lashtë.
- 4. Që është prej bagëtie të vjetër. Mish i lashtë.
- 5. Përd. em. sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit.
LASHTË II mb. bised.
- Që është bërë me miell të lashtash. Bukë e lashtë.