lartësoj
Appearance
LARTËSOJ kal.
- 1. E bëj më të lartë diçka, e ngre lart; e ngre a e rrit mbi të tjerët. Lartësoj murin (gardhin). E lartësoi temperaturën e djegies.
- 2. E vlerësoj shumë dikë, i jap vendin që i takon; vë në dukje vlerat e dikujt a të diçkaje, e ngre lart; e lavdëroj shumë. Lartësojnë vetitë (bëmat) e heroit. Lartëson figurën e partizanit (e punëtorit, e gruas). Lartësojnë veprën e komunistëve. E lartësojnë njerëzit përreth.
- 3. E bëj që të zhvillohet e të përparojë në diçka, ia rrit nivelin e dijeve e të formimit të përgjithshëm, e ngre; e arsimoj; e fisnikëroj. E lartëson nga ana ideo-profesionale. Puna e lartëson njeriun. fj. u.