lartësi

Nga Wiktionary

LARTËSI f.

  • 1. Largësia e diçkaje nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër, e cila matet në drejtimin pingul duke u nisur nga kjo sipërfaqe; hapësira mbi tokë, që ndodhet shumë lart. Në lartasi të mëdha. Lartësia e tavanit. Lartësia e fluturimit. Fluturon (qëndron) në lartësi. Merr lartësi ngrihet lart. Humbet lartësi ulet poshtë. U zhduk atje në lartësitë qiellore.
  • 2. Shtrirja e një trupi në hapësirë nga poshtë lart, nga fundi deri në majë ose nga një rrafsh, gjatësia pingule e një trupi si një nga përmasat e tij kryesore; largësia pingule e një vendi a e një pike të tokës nga sipërfaqja e detit. Lartësi absolute (relative). Lartësia e trupit. Lartësia e lisit (e shtyllës, e murit, e ndërtesës). Lartësia e malit (e rrafshnaltës, e tokave, e liqeneve të Lurës).
  • 3. Vend i lartë; pjesë e lartë e diçkaje. Në lartësitë e maleve. E tërheqin lartësitë.
  • 4. gjeom. Vija pingule, që bie nga kulmi i një figure gjeometrike a i një trupi gjeometrik mbi bazën e tyre; gjatësia e kësaj vije. Lartësia e trekëndëshit. Lartësia e konit (e piramidës, e cilindrit).
  • 5. Të qenët i lartë, të qenët i hollë e i tingëllueshëm (për tingujt e zërat). Lartësia e tingullit. Lartësia e toneve.
  • 6. fig. Caku më i lartë i ngritjes ose i zhvillimit të diçkaje, caku a niveli që duhet. Në lartësi të reja. Në lartësinë e duhur. Nga lartësitë e kohës. Në lartësinë e detyrës.
  • 7. zyrt. Titull me të cilin u drejtohen princave dhe princeshave; ai ose a jo që mban këtë titull (në vendet ku ka familje mbretërore).