largues

Nga Wiktionary

LARGUES m.

  • Punëtor që largon lëndën e parë ose prodhimin nga vendi i punës a i përpunimit. Larguesi i hirit (i qymyrit).


LARGUES mb. libr.

  • 1. Që shkon drejt mospërputhjes së tipareve të një dukurie të caktuar, që karakterizohet nga largimi i tipareve të saj; kund. afrues. Zhvillim largues. Në rrugë larguese.
  • 2. Që përpiqet të largohet a të ndërpresë marrëdhëniet e afërta me dikë; kund. afrues. Qëndrim (vështrim) largues.