largoj
Appearance
LARGOJ kal.
- 1. E shpie larg dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj më larg, e lëviz a e shtyj më tutje; kund. afroj. Largoj dheun (dëborën). Largoj tryezën (karriget). Largoj duart. E largoi nga vendi. E largoi më tutje.
- 2. E ndaj dikë prej dikujt dhe e shpie larg tij; e heq nga një vend; kund. kthej. E larguan nga fshati (nga familja). E larguan nga shkolla (nga puna). E larguan vetëm për dy ditë.
- 3. fig. E shkëput një njeri nga dikush tjetër, e ftoh me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta të tij me një tjetër; e ndaj; kund. afroj. E largoi djalin nga shokët e këqij. E largoi me sjelljen (me qëndrimin) e tij.
- 4. vet. veta III. E bën diçka të duket më larg, e zvogëlon (për thjerrëzat); kund. afron. Syze (dylbi) që largojnë.
- 5. Shtyj në kohë fillimin a mbarimin e një pune, e një veprimi, e një ngjarjeje, e një gjendjeje etj., zgjat kohën, e çoj më tutje; mënjanoj; kund. afroj. E larguan ditën e dasmës. E largoi rrezikun. Ia largoi gjumin. E largoi zgjidhjen e çështjes.
- 6. vet. veta III. I bën të ndryshme dy qenie, dy gjëra etj., i ndan e i dallon; kund. afron. Tipare dalluese që i largojnë. Ç'i largon e ç'i afron këto dy sende?
- 7. fig. Ia heq dikujt diçka që e mundon, e dëboj një të keqe a diçka të padëshirueshme. E largoi mërzinë (dhimbjen). Ia largoi dyshimin (frikën). Ia largoi të keqen.
- 8. jokal. shih LARGOHEM 5, 6. Largoi dita. Largojnë në disa pika.
- E largoi (e hoqi) mendjen nga dikush a nga diçka shih te MENDJ/E,~A 4.