Jump to content

laraman

Nga Wiktionary

LARAMAN mb.

  • 1. Që është lara-lara në trup a në fytyrë, i larmë. Lopë (dele) laramane. Qengj (qen) laraman. Flutur laramane. Gjarpër laraman. Shpend laraman. Me trup laraman.
  • 2. Që i ka kokrrat në ngjyra të ndryshme. Misër (rrush) laraman.
  • 3. fig. Që është me shumë fytyra, laragan.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Laramania e Shkodrës lopa e larme e Shkodrës.