lapidar
Appearance
LAPIDAR m.
1. Përmendore e ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar ose kujtimin e një njeriu të rënë për atdhe. Lapidar i lartë (i madh). Lapidari i dëshmorëve (i heroit i një beteje). Pllaka e lapidarit. Ngrihen lapidarët. Vendosin kurora pranë lapidarit.
2. përd. mb. fig. libr. I skalitur mirë, lakonik, por i lidhur mirë, i qartë e i bukur. Stil lapidar. Gjuhë lapidare. Shprehje (thënie) lapidare e dikujt.