lapë
Appearance
LAPË f.
- 1. Rrip i hollë mishi, me fije të gjata e të forta, që përtypet me zor, zhapë; dell i fortë në mish, që nuk hahet. Lapë e fortë. Lapë mishi.
- 2. Lëkurë që varet si lapër në gushë ose në pjesë të tjera të trupit të njeriut a të kafshëve; rrudhë e madhe; lapër. Lapa e gushës. Lapat e fytyrës. Lapa e faqes. Lapat e barkut. Lapa e kaut.
- 3. shih LLAP/Ë,~A 2,3. Lapa e veshit. Lapa e mëngës. Qep lapën. I varen lapat.
- 4. Pjesa e gjerë e gjetheve pa bishtin; fleta e bimëve; lëvorja që mbulon diçka. Lapat e pemëve. Lapa fiku (qershie, molle). Lapat e duhanit. Lapat e misrit. Lapat e kallirit. Lapa e drurit.
- 5. Pjesa e diçkaje që vjen e zgjatur dhe e gjerë si gjuhë. Lapa e sëpatës (e kazmës, e sqeparit). Lapa e plorit. Lapat e syrit qepallat.
- 6. Copë prej leshi a prej lëkure, e cila vihet në zgjedhë që të mos i vritet qafa kaut; qaforja e zgjedhës. Lapat e zgjedhës.