lalë
Appearance
LAL/Ë ,-A I m. vjet.
- 1. Emër i lashtë i banorëve të Myzeqesë. (Lala dmth. Myzeqari)
- 2. Emër, me saktë mbiemri i shqiptarë, Lala, qe ka prejardhjen nga krahina e Shqipërisë së Jugut, Myzeqeja.
- 3. Emër, me të cilin të pasurit thirrnin fshatarin e varfër të Myzeqesë.
- 4. Emër, me të cilin thirrej banori i krishterë i Myzeqesë nga banorët myslimanë.
LALË II m. bised.
- 1. Babai në moshë të re kundrejt fëmijëve të vet. (E ka lalë.)
- 2. Vëllai i madh kundrejt vëllezërve më të vegjël ose kundrejt motrave më të vogla; kunati ose kunati i madh kundrejt kunatave; xhaxhai kundrejt nipërve ose mbesave. ( Lala i madh. Lala i saj. Hajde te lala! Do të shkoj te lala. E do shumë lalën. E kanë pasur lalën në vend të babait. )
- 3. Përdoret për të quajtur një njeri, të cilin e kemi shumë të afërt ose e thërresim me nderim e me dashuri. ( Lalë Gjoni. Hajde, or lalë! Ta bën lala ty! Ku di gjë ti, mor lalë! Nusja e lalës , zool. Nuselalë. )
LALË III f.
- Lloj guri lara-lara.