Jump to content

lakoj

Nga Wiktionary

LAKOJ kal.

  • 1. E kthej a e përkul diçka si lak, e përkul. Lakoj trupin. Lakoj krahun (këmbën, qafën). Lakoj degën e një peme. Lakoj një thupër (një shufër). 2. Marr kthesën e rrugës; dredhoj udhën. Lakoj rrugën (udhën).
  • 3. edhe jokal. fig. Nuk e mbaj fjalën, i bëj lak fjalës; i shmangem a i bëj bisht një pune; e dredh, dredhoj; anoj nga diçka; prirem pas diçkaje (zakonisht të keqe). Nuk e lakon fjalën. I lakon punës. Lakon nga e keqja.
  • 4. gjuh. E ndryshoj trajtën e emrit, të mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës a të çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër sipas rasave, numrit e gjinisë. Lakoj emrin (mbiemrin) në numrin njëjës (shumës).
  • E lakon gjuhën nuk i qëndron fjalës, e ha fjalën, e dredh.