lakohem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LAKOHEM vetv.

  • 1. Kthehem a përthyhem si lak, përkulem. Lakohem përpara (thellë). U lakua dega. Lakohet shufra.
  • 2. vet. veta III. Bën leqe e dredha, shkon dredha-dredha. Lakohen brezaret kodrave. Lakohet lumi (rruga).
  • 3. fig. Nuk i qëndroj fjalës, i bëj lak fjalës; i shmangem, i bëj bisht një pune; dredhoj. Nuk lakohet asnjëherë.
  • 4. gjuh. E ndryshon trajtën sipas rasave, numrit e gjinisë (për emrin, mbiemrin, përemrin, numërorin, nyjën e për çdo pjesë të ligjëratës që përdoret si emër). Emri dele lakohet si lule. Ndajfoljet (parafjalët) nuk lakohen.
  • 5. Pës. e LAKOJ 1.