lajthit

Nga Wiktionary

LAJTHIT jokal.

  • 1. Gaboj pa dashur, bëj një gabim të vogël; ngatërrohem për diçka dhe gaboj. Ndonjëherë edhe lajthitim. Asnjëherë nuk lajthit.
  • 2. kal. Marr një drejtim tjetër gabimisht; e ngatërroj diçka (edhe fig.). E lajthitëm udhën. E lajthiti shtëpinë. E lajthiti fjalën. Ia lajthiti emrin.
  • 3. edhe kal. fig. Luaj mendsh, prishem nga mendtë, çmendem; e prish nga mendtë, e çmend. Ka lajthitur fare. E lajthiti të shkretin.